Këndi i sigurisë rrugore ndaloi në një stacion shumë të veçantë në atë të “Shtëpisë së Foshnjes” në Durrës.

Data e lajmit: 28 Mar 2023

Dedikojmë pak nga koha jonë, për ata që kanë nevojë më së shumti për dashuri dhe mbështetje.

U argëtuam shumë duke ngjyrosur sinjalistikën rrugore dhe duke bërë xhiro me biçikletë sipas rregullave të qarkullimit!

Me shumë dashuri shpërndamë dhurata, veshje e ëmbëlsira të cilat ndezën zemrat e vogla dhe të çiltra. Fëmijët janë gëzimi i jetës, ata kanë nevojë për dashuri dhe të ndihen të sigurt për të ardhmen që i pret.

Falenderojmë stafin e Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve për kontributin dhe Ekipin e Sigurisë Rrugore për angazhimin në këtë ditë kaq të rëndësishme për “Shtëpinë e Foshnjes”.