Takimi teknik i punës i FIA; DPSHTRR ,Test & Training - WURZ Design dhe ACA

You are here

Takimi teknik i punës ku përfaqësiesit e lartë të FIA u njohën me progresin e koncept-projektimit të Automotopark Albania! Diskutuam mbi detyrat dhe rolin e deritanishëm, koordinimin e nevojshëm dhe planin e veprimit në vijim, për jetëzimin optimal të projektit madhështor për vendin dhe rajonin, nën kujdesin e DPSHTRR dhe në bashkëpunim me FIA e ACA, me synim standardet më të mira për gjenerimin e eventeve ndërkombëtare dhe programeve edukative!

Koncept-Master Plani nga “Test & Training - WURZ Design” për Automotoparkun e parë shqiptar, përfshin:

  • Cirkuitin kryesor me 10 konfigurime të ndryshme që mund të përdoret paralelisht:

I ndarë në 2 seksione (2 loops), ose në 4 seksione (4 loops)

Pistë për Roll Racing (Drag)

Pistë për Rallycross

  • Cirkuit Butterfly me 6 konfigurime, i përshtatshëm për karting, disa variante drifting, Race of Champions, etj.
  • Qendër stërvitore Offroad Trial
  • 4 module trajnimi për pilotë motorsporti e sigurie rrugore (defensive driving)
  • Qendër Certifikimi për drejtues mjetesh speciale
  • Paddock qendror
  • Qendër Mjekësore
  • Heliport
  • Muzeu Retro
  • Holl automotiv
  • Garazhe/parkime
  • Struktura spektatori
  • DRSHTRR & QKT Elbasan

Një hap historik për zhvillimin e motorsportit shqiptar, formimin mbi sigurinë rrugore dhe promovimin e kulturës automobilistike, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, Bashkisë Elbasan dhe angazhimit të Automotorizimit Shqiptar!