RETRO n'Dibër!

You are here

Retro nuk di të ndalet, pasi pasioni nuk njeh kufij!


Më 1 Maj, do të takohemi në Peshkopi (Dibër), aty ku do të ndezim pasionin e mjeteve historike, e ku malet do të buçasin nga oshëtima e motorëve të koleksionit historik me vlera kulturore! 
Nuk ka si të mungojë Stenda e Targave Suvenir, ku mjeshtrat e palodhur punojnë në kohë rekord targat e personalizuara sipas dëshirës tuaj!
Peshkopi, Maqellarë, Lurë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Fushë-Çidhën dhe gjithë komunat e tjera përreth, ju mirëpresim të gjithëve për një ditë të paharrueshme!