Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi!

You are here

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë. Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale. I kushtohet  rëndësi rritjes së cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimi, eMonitorimit, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat.  Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale!  Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”