2 vite nga rikthimi i Kontrollit Teknik në shtëpinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Data e lajmit: 02 Jun 2023

Kontrolli Teknik feston përvjetorin e tij të dytë të rikthimit në shtëpinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Sot, me kushte prestigjoze të ofrimit të shërbimit pas rikualifikimit të Qendrave të Kontrollit Teknik, me infrastrukturë proceduriale të rishikuar e cila ka rritur maksimalisht cilësinë e ofrimit të shërbimit, rrjedhimisht edhe sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në rrjetin rrugor, duke bërë të mundur vlerësimin dhe certifikimin nga TÜV RHEINLAND për plotësimin e kërkesave për Standardin EN ISO 9001: 2015!

Të përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore në kushte dinjitoze DPSHTRR vazhdon angazhimin e saj për realizimin e investimeve të tjera fizike në infrastrukturat e objekteve, shesheve, zyrave të shërbimit!

Falenderojmë Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për besimin dhe mbështetjen ndaj DPSHTRR, që na motivon edhe më tej për të vijuar punën me ritme të larta në sfidën e përbashkët për Shqipërinë që Duam!