Statistika për periudhën Maj 2021 - Maj 2023 me afatet e reja për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore

Data e lajmit: 05 Jun 2023

Rikonceptimi me afatet e reja për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore, vetëm në dy vjet, nga kalimi i këtij shërbimi në DPSHTRR, për periudhën Maj 2021 - Maj 2023, solli:

739,640 qytetarë përfitues falë akteve normative për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik! Përgjysmim i numrit të paraqitjes për testim të detyruar, ulje radhësh në QKT!

1,758,896,230 ALL kursimi në total për qytetarët falë akteve normative për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik, ku: 1,254,091,930 ALL kursime direkte vetëm nga lehtësimet e entit, tarifa, pagesa dhe 504,804,300 ALL kursime të tjera, përfshirë kostot si: angazhim, kohë, karburant.

DPSHTRR gjatë kësaj periudhe ka investuar dhe vijon të investojë për rehabilitimin e të gjitha QKT-ve, modernizimin e linjave të kontrollit, optimizimin e sistemit operativ dhe monitorimin, përditësimin e pajisjeve dhe digjitalizimin, krijimin e kushteve optimale për qytetarët dhe punonjësit, përmirësimin e cilësisë dhe motivimin financiar përmes rritjes së konsiderueshme të pagave, pa rritur asnjë tarifë shërbimi, ndërsa lehtësojmë e kursejmë qytetarët/subjektet, duke rritur eficiencë e mirëadministrim!

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!

Dononconi çdo anomali të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al

Rrugë e qytete më të sigurta!