Qytetarët njoftohen kur del lejedrejtimi!

You are here

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët të cilët aplikojnë për pajisje për herë të parë me lejedrejtimi apo rinovim të saj pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse dëshirojnë me vullnetin e tyre të lirë, të depozitojnë numrin e telefonit apo adresën elektronike.

Kjo do të na ndihmojë për t’ju njoftuar në kohën më të shpejtë të mundshme për prodhimin e leje drejtimit tuaj.

DPSHTRR si institucion shërbimesh synon të jetë sa më pranë qytetarëve duke ju shërbyer në kohë dhe me korrektësi.

Gjithë vëmendja për ju!