Zhvillohet trajnimi i Tregtimit të Pjesëve të Këmbimit

Data e lajmit: 21 Dec 2018

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (Sektori i Kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Tregtimin e Pjesëve të Këmbimit. Trajnimi fillon me datë 27-31/12/2018 ora 10:00. Trajnimi do të zhvillohet pranë qendrës së kontrollit teknik (ish – NSHRAK) Tiranë.