Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrëse e Takimit të dytë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara, organizuar nga EU4LEA

You are here

DPSHTRR u vlerësua për angazhimin dhe bashkëpunimin në Takimin e dytë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara, organizuar nga EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri), që mblodhi të ftuar të nderuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, në cilësinë autoritetit kontraktor të Projektit, përfituesit kryesorë dhe dytësorë, si dhe përfaqësues e donatorë të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë në fushën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Eventi u bashkëkryesua nga znj. Lenka Vitkova, Shefe e Seksionit të Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Delegacionin e BE në Shqipëri, z. Besfort Llamallari, Zëvendës Ministër i Brendshëm, z. Sokol Bizhga, Zëvendës Drejtor i Pergjithshem në Policinë e Shtetit, znj. Pranvera Pustina, Shefe e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, z. Klodjan Braho drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Drejtuesi i Ekipit të projektit EU4LEA, z. Fabio Ottaviani dhe zv/drejtuesi z. Richard Dullnigg, prezantuan progresin e jashtëzakonshën të bërë nga projekti në bashkëpunim me përfituesit, duke nënvizuar rezultatet kryesore dhe rekomandimet si dhe planin e ardhshëm të punës tashme te konsultuar me përfituesit. Fjala iu dha me pas ekspertëve që drejtojnë fushat specifike të ndërhyrjes së EU4LEA.

Z. Przemyslaw Rzezniewski, Ekspert i Sigurisë Rrugore dhe Kontrollit të Trafikut, foli mbi konkluzionet dhe gjetjet që projekti po angazhohet të zgjidhë, duke ndihmuar me këshillim dhe ekspertizë, në lidhje me problematikat e ndryshme të ndërveprimit, dedikuar posaçërisht fuqizimit të bashkëpunimit mes Policisë Rrugore e Policisë së Shtetit me DPSHTRR, përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit e platformave online, koordinimit të sistemeve operative, bashkëpunimit me ente e institucione të treta, disiplinimin e importi të mjeteve rrugore si edhe modernizimin e kontrollit dhe inspektimit rrugor, duke nënvizuar nevojën për riformatime, sinkronizim e proaktivitet!

Përfituesit kryesorë të projektit shprehën mirënjohje të thellë për mbështetjen e pakursyer dhe asistencën teknike të ofruar.