Verifiko, Importo, Regjistro

Data e lajmit: 27 Jun 2023

Dëshironi të importoni një mjet , por nuk jeni të sigurt nëse mjeti i përmbush apo jo kriteret e kategorisë mjedisore dhe a lejohet të zhdoganohet?

DPSHTRR prej kohësh tanimë ka menduar për ju përmes ofrimit të shërbimit online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”. Vetëm më një klik larg brenda një afati të shkurtër kohor nga momenti i dërgimit të formularit, ekipi i specializuar i Regjistrimit të Mjeteve do t’ju mundësojë informacionin e saktë mbi kategorinë mjedisore të mjetit që dëshironi të blini.

VINI RE:

  • Verifikoni mjetin që doni të importoni;
  • Nëse plotëson kriteret, importoni mjetin;
  • Paraqituni pranë DRSHTRR-ve për të regjistruar mjetin.

KUJDES:

  • Kurseni shpenzimet për blerje mjetesh që nuk përmbushin kriteret;
  • Kurseni kohën e pritjes në rradhë pranë sporteleve të DRSHTRR-ve;

Apliko përmes link: https://www.dpshtrr.al/verifikimi-i-kategorise-mjedisore...