Fushata e Dhurimit të Gjakut

Data e lajmit: 29 Jun 2023

Prej vitesh tanimë, jemi pjesë e çdo fushate Dhurimi Gjaku ku stafi jonë shprehet gjithmonë i gatshëm në mënyrë vullnetare në përmbushjen e këtij misioni fisnik. Ishte radha e DRSHTRR Tiranë dhe DRSHTRR Durrës për të qenë HERONJTË e fushatës së radhës.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

Nëse doni të bëheni heronj, DHURONI GJAK! Shpëtoni jetë!