Statistikat e periudhës Janar-Maj 2023 mbi sigurinë rrugore

Data e lajmit: 29 Jun 2023

Statistikat e 5 mujorit të parë të vitit 2023 flasin për uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe fataliteve të shkaktuara prej tyre, por KËMBANAT E ALARMIT NISIN TË BIEN PËR KËMBËSORËT ku sjellja e tyre në rrugë ka shkaktuar 67% më shumë viktima krahasuar me vitin e kaluar.

  • 427 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Maj 2023, 35% më pak krahasuar me vitin 2018! 
  • 35% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018! 
  • 26% e totalit të aksidenteve Janar-Maj 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 40% më pak se në Janar-Prill 2018! 
  • 72 viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore Janar-Maj 2023, 8% më pak se në vitin 2018!
  • 10 viktima të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, 67% më shumë se në vitin që lamë pas

TREGUES POZITIV DOMETHËNËS:

  • 13% më pak aksidente të shkaktuara nga sjellja e drejtuesit të mjetit, krahasuar me vitin 2022!
  • 10% më pak viktima të shkaktuara nga sjellja e drejtuesit të mjetit, krahasuar me vitin 2022!
  • Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten dhe për pasojat mbi përdoruesit e tjerë të rrugës, janë shqetësim i përditshëm!

Ndaj duhet KUJDES dhe PËRGJEGJSHMËRI nga të gjithë përdoruesit e rrugës për NDËRGJEGJËSIM, REAGIM, VEPRIM e SHPËTIM JETËSH!

REZULTATET POZITIVE nuk bien nga qielli! Ato arrihen me PUNË!

Ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do të ishte i mundur pa faktorët e mëposhtëm:

  • Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit!
  • Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente!
  • Leje Drejtimi më të merituara!
  • Mjete rrugore më të sigurta!
  • Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!