Raporti Janar-Shkurt 2022!

Data e lajmit: 16 Mar 2022

   

Gjatë muajit Shkurt 2022 kanë vijuar rezultatet REKORD të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor! Rezultate të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit e sporteleve virtuale, mirëkuptimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës, luftës ndaj fenomeneve negative, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave por edhe një ekipi të mirëmotivuar! Kjo e arritur përmes:
  • PA RRITUR ASNJË TARIFË MADJE DUKE ULUR SHUMË TARIFA SHËRBIMESH MASIVE! DUKE ELIMINUAR DHJETËRA MIJËRA PRAKTIKA DHE DUKE ULUR KOSTOT DIREKTE PËR QYTETARËT! DUKE GJENERUAR VENDE TË REJA PUNE DHE BOOM INVESTIMESH PUBLIKE PËR AUTOMOTORIZIMIN!
  • Më SHUMË FONDE për bashkitë dhe komunitetet, fuqizim i arkës publike!
  • Më SHPEJT, më LEHTË, më LIRË për qytetarët!