Çregjistroni përkohësisht mjetin tuaj, nëse nuk do të përdoret në qarkullim!

You are here

Nëse nuk do të qarkulloni për një periudhë të konsiderueshme me mjetin dhe nuk doni që të llogariten detyrimet (pra të paguani taksat), për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim, ju mund të kryeni çregjistrimin e përkohshëm të mjetit!

Për të bërë çregjistrim të përkohshëm të mjetit, ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

  • Dokument identifikimi
  • Lejen e qarkullimit të mjetit
  • Targat e mjetit
  • Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer!

Pas çregjistrimit të përkohshëm, ju mund ta bëni sërish aktiv mjetin kurdo që të dëshironi, duke e rivënë në qarkullim me po ato targa e duke rimarrë dokumentat tuaja!

Për më shumë informacion vizitoni www.dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”