Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 – Korrik 2023

You are here

Vetëm 69 persona nga 555 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Korrik 2023!

555 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon!

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Shkarko aplikacionin në mobile:

VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt