Rezultate rekord në volumin e arkëtimit 6 mujori i parë i vitit 2023 për DPSHTRR

Data e lajmit: 31 Jul 2023

Rezultate REKORD në volumin e arkëtimit, falë mirëadministrimit, informatizimit e mirëorganizimit të punës, edhe si 6 mujor i parë i vitit 2023, për DPSHTRR!

Fokusi jonë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët!

82% më shumë të ardhura 6 mujorin e parë të 2023, krahasuar me Janar-Qershor 2018!

23.7% e totalit të të ardhurave nga shërbimet risi!

Të ardhura nga shërbimet me targat, 87% më shumë krahasuar me Janar-Qershor 2022!

44% e të ardhurave nga shërbimet me targat, gjeneruar vetëm nga shërbimi i ri i targave të personalizuara!

Rezultate për të cilat krenohemi e që nuk do të ishin të mundura pa përkushtimin profesional të ekipit tonë të mirëmotivuar, dhe pa mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Qeverisë Shqiptare!

Performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor!