Konferenca mbi "Planin e Veprimit për zbatimin e Marrëveshjes AETR dhe Tahografit Smart”

Data e lajmit: 29 Sep 2023

UNECE në bashkëpunim me MIE, DPSHTRR, Drejtorinë e Policisë, Task-Forcën e Transportit Rrugor, Institutin e Transporteve, si dhe me pjesëmarrjen e palëve të tjera të interesuara, organizuan në Tiranë konferencën për prezantimin e draft-planit të bazës ligjore dhe rregullatore të nevojshme për monitorimin e zbatimin e Tahografit Smart në Shqipëri.

Kjo në kuadër të projektit të UNECE "Mobiliteti i Qëndrueshëm dhe Konektiviteti Smart në Azinë Qëndrore, Rajonin e Kaukazit dhe Ballkanin Perendimor", ku UNECE do të hartojë Plane Veprimi për Mobilitetin e Qëndrueshëm dhe Konektivitetin Smart, dhe konkretisht për Shqipërinë "Planin e Veprimit për zbatimin e Marrëveshjes AETR dhe Tahografit Smart”.