Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi

You are here

Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi, në Fushë Prezë, Tiranë.

Mbi 30 mijë kandidatë në vit, të 110 autoshkollave të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.

Krahas testimit praktik, autoshkollat mund të paraqesin pranë Qendrës Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale, kandidatët e regjistruar për kategorinë B, për të kryer përgatitje praktike shtesë, nëpërmjet simulatorëve të posaçëm, për t’u trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit duke rregulluar shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, në kushte trafiku apo situata në kryqëzime, reflekset, distanca me mjetet e tjera, parkimin apo drejtimin e mjetit duke ulur emetimin e gazrave ndotës të ambientit (eco-driving) si dhe sjellja gjatë situatave të papritura e të rrezikshme. Simulatorët kanë një databazë grafike, me më shumë se 200 Km rrugë urbane e rurale, autostrada, rrugë malore, etj.

Një tjetër investim i DPSHTRR-së ky, që provon rëndësinë e fokusit tek rritja e cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.