Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan

You are here

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga të cilat 27 subjekte pas kontrollit plotësuan në afat mangësitë, ndërsa për të tjerat u morrën masa administrative!

7 Autoshkolla u ndëshkuan me pezullim aktiviteti, nga 1 deri 3 muaj!

  • Mangësitë kryesore:
  • Orare të paafishuara;
  • Rregullore të papërditësuara;
  • Tabela keqinformuese! Reklamim për kategori Leje Drejtimi që nuk është e licensuar;
  • Regjistrat teori/praktikë të paazhurnuara;
  • Amza e paprotokolluar pranë DRSHTRR-ve;
  • Klasa të papajisura sipas kritereve;
  • Tabelat e mjetit autoshkollë jashtë standardi;
  • Ambjenti jo i rregullt/jofunksional;
  • Autorizime mjeti/instruktorësh të skaduara;
  • Parregullsi teknike në mjete.

DPSHTRR, në vijim të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, garanton se asnjë subjekt nuk do të lejohet të operojë në kundërshtim me ligjin!

Vijon kryqëzimi i të dhënave me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve mbi listat e çdo punonjësi për verifikim sigurimesh shoqërore, dhe numrin e regjistrimeve për kontroll konkurrence abuzive e anti-evazion!

Qytetar, kursant:

 Mos lejo që autoshkolla t'ju realizojë më pak seanca në kohë më të shkurtër nga sa parashikon ligji! Mos u bëj palë në spekullim, në kurriz të kryerjes së kursit të plotë! DENONCO çdo anomali: https://www.dpshtrr.al/denonco-autoshkolla-abuzive