Shërbime me procedurë të lehtësuar Janar - Tetor 2023

You are here

Rezultatet e punës së 10-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë poseduesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Tetor 2023:

  • 839,948 shërbime me procedurë të lehtësuar!
  • 140,479 ditë pune të kursyera;
  • 1,740,615 litra karburant të kursyera;
  • 24,865,935 km rrugë të eleminuara;
  • 1,7 MLD Lekë kursyer qytetarëve;

Ndryshim i qartë e i dukshëm me të njëjtën periudhë të vitit 2018! 

-16% ulja e kostos mesatare të shërbimit, për qytetarët;

-30% ulja e kohës mesatare së marrjes së një shërbimi;

Eleminim i paraqitjes në sportel për 19.5% të shërbimeve duke lehtësuar fluksin e pritjes në sportel.

U kemi shërbyer +59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me Janar-Tetor 2018, si dhe kemi ofruar 59% më shumë shërbime!

332,174 shërbime të ofruara vetëm nga risitë, duke realizuar 27.2% të totalit të të ardhurave!

7,138 shërbime të ofruara, lidhur me targat risi, 42% më shumë krahasuar me Janar-Tetor 2022!

161,811,417 ALL të ardhura nga shërbimet e targave risi, 46% vetëm nga targat e personalizuara!

Performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët!