Punimet në Bashkitë Burrel dhe Klos!

Data e lajmit: 27 Dec 2023

Viti 2024, do i gjejë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës. Punimet po ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrit funksional!

I vijmë në ndihmë rreth 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej 6,000 mjetesh duke shkurtuar distancat me mesatarisht 162 km vajtje-ardhje me DRSHTRR Dibër.

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!