Statistika mbi Certifikimin e Errësimit të Xhamave për periudhën 2019 - 2023

Data e lajmit: 25 Jan 2024

305,656 Miratime dhe Certifikime të Errësimit të Xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, nga fillimi i kësaj risie në vitin 2019 deri më Dhjetor 2023!

146,854 mjete të certifikuara për xhamat e errësuar!

Mbani parasysh këshillat e mëposhtme:

  • Ndalohet kategorikisht errësimi i xhamit ballor!
  • Ndalohet errësimi i xhamave anësore të rreshtit të parë, nën 50% Tejçim Drite!
  • Ndalohet përdorimi i filmave errësues me ngjyra ose me reflekse pasqyre!
  • Ndalohet errësimi i xhamave anësore rreshti dy e tre dhe fundori, nën 10% Tejçim Drite!
  • Çdo mjet me parregullsi, me % errësimi mbi normat, pa certifikim zyrtar, do të rrëzohet në testin e Kontrollit Teknik!

Çdo mjet në shkelje të normave, që qarkullon me xhama të errësuara pa certifikim (për rastet e veshjeve errësuese) apo që ka rritur % e errësimit pas certifikimit, është subjekt masash administrative nga Policia Rrugore si edhe subjekt penalizimi deri në humbjen e të drejtës për errësimin e xhamave!

Mirëinformohuni për kriteret, rregullat, procedurat zyrtare të errësimit të xhamave të automjeteve me materiale të homologuara, afatet, certifikimin dhe serviset, në webin tonë: www.dpshtrr.gov.al