Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Data e lajmit: 04 Mar 2024

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

 Organizoni ditën tuaj pa humbur kohë!

Rezervoni orarin tuaj të takimit në www.dpshtrr.gov.al për DRSHTRR Tiranë (Drejtoria në Kashar) dhe DRSHTRR Durrës, për shërbimet kryesore:

 Regjistrimi i mjetit për herë të parë;

 Leje e re qarkullimi pas ndryshimit konstruktiv;

 Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i Lejes së Qarkullimit/Targës;

 Ndryshim i Pronësisë mbi Mjetin (kur disponohet kontrata e shitjes);

 Pajisje me Leje Qarkullimi Ndërkombëtare;

 Çregjistrim i Përkohshëm ose i Përhershëm i Mjetit;

 Miratimi i errësimit të xhamave.

 Mjafton vetëm një klikim në hapësirën dedikuar në Web "Rezervo Shërbimin" dhe ju mund të përcaktoni ditën dhe orën:

 ORARI ZYRTAR

 E hënë - 08:00 - 19:00 

 E martë e premte - 08:00 - 16:00 

 Për më shumë: https://www.sporteli.dpshtrr.al/