Njoftim mbi shtyrjen e afatit të paraqitjes së ofertave për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve

You are here

NJOFTIM

Mbi shtyrjen e afatit të paraqitjes së ofertave për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”.

 

Organeve të Masmedias/Agjensive të Specializuara

 

Për dijeni: Të gjithë Agjensive të specializuara të cilave i është dërguar ftesë për pjesëmarrje si dhe janë të interesuara për paraqitje oferte për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”.

 

Në bazë të Njoftimit zyrtar “Për Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi”,  të dispozitave të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen,zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët Radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, referuar publikimit në faqen zyrtare të DPSHTRR-së, të “Ftesë për Negociatë”,“Për promovimin e sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se afati kohor për dorëzimin e ofertave për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”, i përcaktuar për datën 15.03.2024, ora 10:00 shtyhet për datën 18.03.2024, ora 10:00

 

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në zyrën e Protokollit, nga Agjencitë e specializuara, është data 18.03.2024 ora 10:00.

 

Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja!