Takim i përmuajshëm me Drejtoritë Rajonale.

You are here

 Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë motori lëvizës i ekzistencës dhe veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme!

 Me qëllim ruajtjen e standardit, përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit, evidentimin e problematikave dhe zgjidhjen e tyre në kohë reale, realizuam ditën e sotme në ambientet tona në Fushë Prezë takimin e rradhës me përfaqësuesit e të 13 Drejtorive Rajonale!

Takime të tilla janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e institucionit tonë pasi ne besojmë në vlerat e bashkëpunimit, ndarjes së opinioneve, këshillave dhe gjetjes së mënyrave të përbashkëta për zgjidhjen e situatave të ndryshme! 

 Falenderojmë stafin e Drejtorive Rajonale për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve!

 

Tags: