Java Evropiane e Mobilitetit 2024

You are here

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

A janë hapësirat publike të sigurta në shoqërinë tonë dhe çfarë dhet të bëjmë ne për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të tyre?

 Lëvizjet demografike të ndodhura përgjatë 25 vjeçarit të fundit në vendin tonë kanë ndryshuar kornizën e paraqitjes së tyre në të gjithë ekzistencën e tyre me një rritje totale të normës së urbanizimit.

Disa qytete janë ballafaquar me një rritje të saj e disa të tjera me ulje, duke sjellë si rrjedhim nevojën për rishikim të investimeve publike dhe shërbimeve publike të ofruara në to me qëllim përdorimin optimal të hapësirave publike të përbashkëta.

 DPSHTRR, si institucion nismëtar në promovimin e vlerave të komunitetit në Konferencën “GREEN CITY - SUSTAINABLE AND SAFER URBAN MOBILITY” e mbajtur në Automotive Fair Albania, edicioni i dytë, pati pjesë të panelit të saj Z. Simon Batisti drejtues i Qendrës Marrëdhënie.

Prej disa vitesh në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Qendra Marrëdhënie ka realizuar një sërë projektesh drejt risjelljes së zonave publike pranë Shkollave Publike 9-vjeçare në Qytetin e Tiranës në hapësira të sigurta dhe të aksesueshme për të gjithë komunitetin përreth me misionin “Building streets for thriving childhoods”, një projekt pilot i cili tanimë është kthyer në një zakon!

DPSHTRR, ENT ME VEPRIMTARI AUTOMOTIVE, POR ME FOKUS KONTRIBUTIN E SAJ DREJT ZHVILLIMIT TË NJË SISTEMI URBAN TË SIGURT DHE PAQËSOR NË FUNKSION TË TË GJITHË ANËTARËVE TË KOMUNITETIT!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”