Pranë ambienteve të Zyrave Qendrore të DPSHTRR-së u zhvillua takimi i parë mbi shkëmbimin e eksperiencave me ekspertin Krzysztof Nowak- Senior Vehicle Expert mbi miratimin e tipit (homologimin me motor).

Data e lajmit: 16 Oct 2024

 Në kuadër të Projektit të Bashkimit Evropian “Support for Road Sector Reform and Road Safety Strategy”, në ambientet e DPSHTRR-së u zhvillua një takim me përfaqësues të “IRD Engineering” s.r.l dhe ekspertin Krzysztof Nowak - Senior Vehicle Expert. Ky takim trajtoi shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësinë e zhvillimit të sektorit të homologimit të mjeteve, duke përfshirë prodhimin e mjeteve me motor, rimorkiove dhe komponentëve të tyre, standardizimin, kërkesat e konformitetit dhe rolin e autoriteteve miratuese e laboratorëve testues, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë rrugore. Gjithashtu, u diskutuan çështje të Paketës së Mobilitetit të BE-së dhe përputhshmëria e Kontrollit Teknik Periodik me direktivat e BE-së.

 Pjesëmarrës në këtë takim ishin:

 Zv. Drejtori i Përgjithshëm Endri Haxhiu;

 Drejtoresha e Kabinetit Juliana Muskaj;

Përfaqësues nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve dhe:

 Anna Krukowska – Team Leader;

 Krzysztof Nowak – Senior Vehicle Expert;

 Elya Sitdikova – Junior Roads Safety Expert;

 Erion Ndrekaj – Menaxher i Degës IRD.

Takimi do të pasohet nga të tjera, për të rritur kapacitetet profesionale me eksperiencën evropiane!