Sinjalet Rrugore

You are here

Vendkalim Këmbesorësh

Ku e ndeshim?

Sinjali vendoset 150 metra përpara sinjalizimit horizontal të një vendkalimi këmbësorësh (vijat e bardha), në rrugët interurbane dhe në disa rrugë urbane.

 Në prani të këtij sinjali janë të ndaluara manovrat e parakalimit, qëndrimi dhe pushimi mbi vijat e bardha.

 Drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të ndalojnë në prani të këmbësorëve.

 Mjetet që kanë ndaluar për t’u dhënë përparësi këmbësorëve nuk duhen parakaluar në asnjë rast.

 Ky sinjal vertikal rreziku paralajmëron një vendkalim për këmbësorë.