Në cilat raste nuk është e nevojshme REZERVIMI I ORARIT TË KONTROLLIT TEKNIK?

Data e lajmit: 10 Feb 2025

 QYTETARI PYET:

“Në cilat raste nuk është e nevojshme REZERVIMI I ORARIT TË KONTROLLIT TEKNIK?”

 Rikontroll të mjetit, në të njëjtën qendër dhe brenda 30 ditëve nga kontrolli fillestar;

 Mjetet e regjistruara në emër të Trupës Diplomatike në Republikën e Shqipërisë;

 Mjetet në pronësi të personave invalidë;

 Mjetet motor dhe ciklomotor;

 Për pajisje me dublikatë të certifikatës së lëshuar nga DPSHTRR.

 KUJDES: Mjetet që kanë rezervuar për kontroll teknik kanë përparësi ndaj mjeteve për rikontroll!

 Mësoni më shumë mbi kontrollin teknik në: https://www.dpshtrr.al/mjete/kontrolli-teknik