Sinjalet Rrugore

You are here

FËMIJË

 Ku e ndeshim?

Ky sinjal vertikal rreziku vendoset, si rregull, në rrugë interurbane, 150 metra përpara vendit ku mund të lëvizin fëmijë.

 Në rrugët urbane, sinjali mund të gjendet pranë mjediseve që frekuentohen nga fëmijët, si për shembull, shkolla, kopshte, kënde lojërash, etj. Në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të ndaleni.

 Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni lëvizjes së papritur të fëmijëve nga trotuari drejt rrugës

Gjithashtu, nuk duhet të parakaloni mjetet që kanë ndaluar për t’i dhënë përparësi fëmijëve që kapërcejnë rrugën.