TË JESH GREEN nuk është më thjesht një trend për DPSHTRR, por një detyrë e përbashkët për çdo individ.

Data e lajmit: 03 Jul 2025

 “TË JESH GREEN nuk është më thjesht një trend për DPSHTRR, por një detyrë e përbashkët për çdo individ. Ky angazhim reflektohet në përpjekjet për të reduktuar ndikimet negative mbi natyrën, duke ofruar gjithashtu mundësinë e kursimit të konsiderueshëm të burimeve dhe financave.”

Kalendari ynë GREEN shënon disa momente të rëndësishme për Drejtoritë Rajonale të cilat i ndajmë me ju:

 Viti 2022 - DPSHTRR angazhohet në një vizion afatgjatë për të shndërruar të gjitha strukturat e saj në mbarë vendin në përdoruese të burimeve të rinovueshme të energjisë.

 Viti 2023 - DRSHTRR Berat, drejtoria e parë rajonale e cila prodhon dhe përdor energji të pastër, 100% nga dielli!

 Viti 2024 - DRSHTRR Tiranë dhe Durrës operojnë përmes energjisë të pastër.

 Viti 2025 - DRSHTRR Burrel drejtoria rajonale e rradhës e cila prodhon dhe përdor energji GREEN.

Për DPSHTRR implementimi i paneleve fotovoltaike po rezulton një model suksesi që tregon fuqinë e investimeve të zgjuara dhe të gjelbra!

 Sistemet e paneleve fotovoltaike janë një kontribut real në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes nga karbonet!