Të shohësh dhe të perceptosh botën përmes fëmijëve duhet të jetë një objektiv i pandryshueshëm!

You are here

 Të shohësh dhe të perceptosh botën përmes fëmijëve duhet të jetë një objektiv i pandryshueshëm!

Sot ambientet e DPSHTRRR gulçisnin nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve!

Në kuadër të iniciativës “Fëmijët në Punë”, punonjësit tanë sollën të vegjlit e tyre për të ndarë me ta një pjesë të ditës dhe për t’u treguar se çfarë bëjnë prindërit çdo ditë. 

Ishte një ditë ndryshe, e mbushur me aktivitete, lojëra dhe momente të veçanta që na kujtuan sa e rëndësishme është të ndërtojmë ura midis familjes dhe vendit të punës. 

Tags: