Ditë e Hënë – Orari i zgjatur i shërbimit në DRSHTRR

You are here

Ditë e Hënë – Orari i zgjatur i shërbimit në DRSHTRR

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton qytetarët se në ditët e hëna, zyrat tona janë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, për të garantuar akses më të gjerë në shërbime.

Nëse nuk keni mundur të na vizitoni gjatë paradites, ju informojmë se mund të përfitoni nga orari i pasdites.

Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave, DRSHTRR vijon të ofrojë shërbime me efikasitet, përkushtim dhe profesionalizëm, duke u orientuar drejt qytetarit.

Si drejtoritë me numrin më të lartë të veprimeve të dhënat e mëposhtme pasqyrojnë qartë volumin e punës së kryer në muajin korrik:

Numri i shërbimeve të ofruara në Drejtorinë e Regjistrimit të Mjeteve:

  • Tiranë – 27,808
  • Durrës – 12,374

Numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë:

  • Tiranë – 3,515
  • Durrës – 1,316
     

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mbetet e angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.