Rikualifikim tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK)!

Data e lajmit: 05 Apr 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor vijon punën për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK)! Synojmë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin dhe rritjen e sigurisë në proceset teknike të shërbimit. Ambiente të kuruara e që rrezatojnë rregull e higjienë nxisin mirësjellje e kulturë. Investimet kryhen me fonde 100% nga vetëfinancimi i DPSHTRR-së, falë mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit! DPSHTRR përpiqet mos të rrisë kostot, por përkundrazi, t'i përgjysmojë përmes rritjes së efikasitetit të shërbimeve dhe uljes së tarifave!