Kujdesuni për mjetin tuaj duke kryer Kontrollin Teknik në kohë!

Data e lajmit: 18 Sep 2025

Kujdesuni për mjetin tuaj duke kryer Kontrollin Teknik në kohë! 

Kryeni Kontrollin Teknik kudo, pavarësisht vendbanimit tuaj! Për të shmangur penalizimet nga tejkalimi i afateve apo mungesën e datave të lira, rezervoni ONLINE përmes platformës e-Albania.

Si të rezervoni? 

Identifikohuni në portalin e-Albania si qytetar ose subjekt.

Zgjidhni shërbimin “Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit”.

Klikoni “Përdor” dhe plotësoni formularin me datën, orarin dhe vendndodhjen e preferuar për kolaudimin.

Dërgoni aplikimin për të finalizuar rezervimin.

Kujdes:

Respektoni afatet ligjore dhe paraqituni për Kontroll Teknik brenda 30 ditëve nga data e ngeljes në testin fillestar. Në rast ritestimi nuk kërkohet rezervim i ri.

Për çdo pyetje apo më shumë informacion vizitoni:

www.dpshtrr.gov.al

0688015833

dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Rezervo tani dhe sigurohu që mjeti yt të jetë në rregull dhe i sigurt në rrugë!