KOMUNIKIM PUBLIK

Data e lajmit: 22 Sep 2025

KOMUNIKIM PUBLIK

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), marrë shkas nga njoftimet në portalet online, shpreh mbështetjen e plotë dhe të paekuivok për organet e drejtësisë në procesin hetimor të iniciuar në vitin 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lidhur me veprimtarinë e punonjësve të Degës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Fier, në DRSHTRR Fier.

DPSHTRR sqaron se, në vitin 2023, ka ndërmarrë një kontroll të brendshëm administrativ ndaj disa punonjësve të përmendur në këtë çështje.

Si rezultat, janë marrë masa disiplinore, deri në pezullim dhe largim nga detyra në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të procedurave administrative apo cenim i etikës së shërbimit publik, rast i cili është publikuar nga kanalet e komunikimit të DPSHTRR-së, me datë 12.12.2023, në link-un;

https://www.instagram.com/p/C0v0lBBtOi0/?igsh=MWJsNTk1bjEwbzhveg==

DPSHTRR, thekson se këta punonjës janë pezulluar që prej vitit 2023, menjëherë pas indicieve dhe verifikimeve të para administrative të kryera nga strukturat tona të kontrollit të brendshëm administrativ.

Në shkurt të vitit 2024, në përfundim të kontrollit të brendshëm u ndërmorën masa administrative, ndaj 7 punonjësve, nga të cilat:

ndërprerje e marrëdhënieve të punës;

pezullime, ulje në detyrë dhe përjashtime nga sektori i kontrollit teknik të mjeteve.

Ky proces është dëshmi e angazhimit serioz të DPSHTRR-së për të parandaluar dhe adresuar çdo shkelje që mund të dëmtojë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Institucioni ka investuar në forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, digjitalizimin e procedurave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve, duke synuar transparencë dhe cilësi në çdo hallkë të veprimtarisë.

DPSHTRR konfirmon vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin me organet e drejtësisë, në funksion të integritetit dhe cilësisë së shërbimeve publike.

Njëkohësisht, fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje apo parregullsi përmes platformës zyrtare:

https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit.

Zero tolerancë ndaj abuzimit.

Integriteti nuk negociohet!