DPSHTRR | TAKIMI I 17-TË I NËNKOMITETIT BE–SHQIPËRI | TRANSPORTI, MJEDISI, ENERGJIA DHE ZHVILLIMI RAJONAL 

Data e lajmit: 05 Jun 2026

DPSHTRR | TAKIMI I 17-TË I NËNKOMITETIT BE–SHQIPËRI | TRANSPORTI, MJEDISI, ENERGJIA DHE ZHVILLIMI RAJONAL 

Bruksel, në Takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri u vlerësua progresi i vendit në përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e transportit dhe infrastrukturës. Diskutimet u fokusuan në modernizimin e rrjeteve të transportit, sigurinë rrugore, digjitalizimin, sistemet inteligjente të transportit dhe projektet strategjike të rrjetit TEN-T, si dhe në forcimin e kuadrit rregullator dhe kapaciteteve institucionale.

Takimi shërbeu si konfirmim i vijimësisë së reformave dhe angazhimit për avancimin e procesit të integrimit evropian.