Panairi i Karrierës | Një mundësi për orientim dhe zhvillim profesional.

Data e lajmit: 05 Jun 2026

Panairi i Karrierës | Një mundësi për orientim dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Panairit të Karrierës, organizuar nga Tirana College of Technology (TCT) në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës (UET), DPSHTRR prezantoi rolin institucional, fushat e përgjegjësisë dhe mundësitë e zhvillimit profesional në sektorin e transportit rrugor.

Aktiviteti ofroi një hapësirë të vlefshme ndërveprimi ndërmjet institucioneve, komunitetit akademik dhe studentëve, duke kontribuar në orientimin profesional të të rinjve dhe afrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës.