Ngjyra që flasin për sigurinë rrugore!

You are here

 

Ngjyra që flasin për sigurinë rrugore!

Në zemër të Fun Fair, fëmijët e Qendrës Komunitare “Pak” sollën krijimtari, mesazhe dhe buzëqeshje!

Ankandi i parë i pikturave u kthye në një moment magjik ku prindër e fëmijë blenë simbolikisht veprat, duke shpërndarë mesazhe të forta për kujdesin në rrugë dhe dashurinë për jetën. 

DPSHTRR shprehu mirënjohjen për këtë nismë, duke çmuar talentin e fëmijëve dhe ndikimin e artit në edukimin për sigurinë rrugore.

Ky aktivitet ishte një miks perfekt i:

Kreativitetit

Gëzimit

Ndërgjegjësimit

…që mbetet i paharrueshëm për fëmijët, prindërit dhe të gjithë të pranishmit!