Në shkollën “Xhezmi Delli”, u zhvillua Ora e Sigurisë Rrugore, një aktivitet plot energji dhe mësim për vogëlushët tanë!

Data e lajmit: 08 Oct 2025

Sot, në shkollën “Xhezmi Delli”, u zhvillua Ora e Sigurisë Rrugore, një aktivitet plot energji dhe mësim për vogëlushët tanë!

Fëmijët morën pjesë me entuziazëm në demonstrimin praktik, duke mësuar se si të ecin në mënyrë të sigurt në rrugë, si të kalojnë vijat e bardha dhe pse është kaq e rëndësishme të respektojmë semaforët dhe shenjat rrugore.

Për të aplikuar për një orë edukative në kopshtin apo shkollën tuaj, vizitoni:


https://siguriarrugore.dpshtrr.al/