Humbje, Vjedhje apo Shkatërrim i Lejes së Drejtimit?

You are here

Humbje, Vjedhje apo Shkatërrim i Lejes së Drejtimit?

Në këto raste, ju duhet të veproni brenda 48 orëve duke kryer denoncimin në organet e Policisë së Shtetit, e cila lëshon vërtetimin përkatës.

Pas këtij hapi, mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) për:

Leje të re drejtimi me tarifë 4,500 lekë;

Dokumentat që kërkohen:

-> Dokument identifikimi:

Shtetasit shqiptar - Letërnjoftim ID

Shtetasit e huaj - Leje Qëndrimi në Shqipëri dhe fotokopje pasaporte të noterizuar.

-> Vërtetimi i denoncimit nga Policia online në e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx....

-> Certifikatë mjekësore me fotografi (vetëm nëse leja është jashtë afati të vlefshmërisë).

Nëse lejen e tërheq një person tjetër, plotësoni në DRSHTRR deklaratën e autorizimit gjatë aplikimit.

Për më shumë informacion: https://www.dpshtrr.al/.../humbje-vjedhje-shkaterrim-ose...