Transport, Inovacion dhe Siguri në “N’Timon”!

You are here

Transport, Inovacion dhe Siguri në “N’Timon”!

Epizodi i radhës i “N’Timon” sjell në fokus emocionet, idetë dhe projektet e konkursit të organizuar nga DPSHTRR, ku të rinjtë prezantuan zgjidhje kreative për një qarkullim më të sigurt dhe më inteligjent.

Nga sinjalistika fosforeshente te helmetat inteligjente, çdo projekt reflekton mendim kritik, inovacion dhe pasion për përmirësimin e kulturës rrugore në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR nënvizon rëndësinë e këtij konkursi si një instrument edukimi dhe përfshirjeje, ku brezi i ri jo vetëm propozon ide, por bëhet pjesë aktive e transformimit të sektorit të transportit.

Mos e humbisni episodin! Të rinjtë sjellin ide të guximshme, praktike dhe frymëzuese që meritojnë vëmendje.

https://youtu.be/6-khRUevEXY?si=PUMBYPVjOqmPmEyI

https://youtu.be/6-khRUevEXY?si=PUMBYPVjOqmPmEyI

https://youtu.be/QRmZaJUvvss?si=fAe8fZK5vcVFYPfU


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”