Keni ende një mjet që nuk e përdorni prej vitesh?

You are here

Keni ende një mjet që nuk e përdorni prej vitesh?

Zgjidhja? Çregjistrimi i përhershëm!

Nëse mjeti juaj ⁠nuk ka funksion, ⁠nuk përdoret më ⁠dhe nuk ka vlerë historike, atëherë mund ta çregjistroni përfundimisht pranë Drejtorisë Rajonale të zonës suaj.

Dokumentet që duhet të dorëzoni:

•⁠ ⁠Dokument Identifikimi;

•⁠ ⁠Lejen e Qarkullimit të mjetit;

•⁠ ⁠Certifikatën e pronësisë së mjetit (nëse nuk jeni i pajisur me lejen e re të qarkullimit);

•⁠ ⁠Targat e mjetit;

•⁠ ⁠Vërtetimin RBS;

•⁠ ⁠Certifikatën e shkatërrimit;

•⁠ ⁠Denoncimin nga Policia e Shtetit, në rast humbje/ vjedhje të dokumenteve ose targës/targave të mjetit.

Mos harroni: Duhet të jenë shlyer të gjitha detyrimet financiare përpara çregjistrimit.

Një procedurë e lehtë, një vendim i zgjuar!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”