KUJDES NË PËRDORIMIN E DRITAVE TË AUTOMJETIT!

Data e lajmit: 09 Dec 2025


 KUJDES NË PËRDORIMIN E DRITAVE TË AUTOMJETIT!

Dritat ndihmojnë për të parë, por edhe për t’u parë, ndaj përdorini me kujdes dhe përgjegjësi…

Dritat e shkurtra: 
•⁠ ⁠⁠Në qendrat e banuara kur ndriçimi publik mungon ose është i dobët;⁠⁠ 
•⁠ ⁠Gjatë kushteve të vështira atmosferike( mjegullës, tymit, shiut të dendur ose borës); 
•⁠ ⁠⁠⁠Kur burime të tjera drite e ngatërrojnë shikimin.

Dritat e gjata:
•⁠ ⁠⁠Vetëm jashtë qendrave të banuara;
•⁠ ⁠⁠⁠Me përdorim të ndërprerë për të paralajmëruar për rrezik dhe për të sinjalizuar parakalim. 

Kujdes! Kaloni menjëherë nga drita e gjatë në të shkurtër kur afroheni me automjete të tjera, për të shmangur verbimin e drejtuesve të tjerë.