Një projekt drejt finalizimit, një standard i ri për shërbimin publik

You are here

Një projekt drejt finalizimit, një standard i ri për shërbimin publik

Punimet për selinë e re të DPSHTRR janë në fazën përfundimtare, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve.

Sot, Drejtori i Përgjithshëm ishte në terren, për të inspektuar nga afër ecurinë e punimeve dhe për të ndjekur standardet e zbatimit deri në detajin e fundit. Një projekt që po mbyllet me përkushtim, cilësi dhe vizion afatgjatë.

450 m² holl i hapur, i konceptuar si hapësirë multifunksionale për aktivitete edukative, komunitare dhe sociale;

6,105 m² sipërfaqe ndërtimi, me ambiente moderne pune dhe dy kate parkim nëntokësor, në funksion të eficiencës dhe aksesueshmërisë;

Arkitekturë bashkëkohore, me hapësira të ndriçuara natyralisht, atrium të gjelbëruar dhe sistem ajrimi klimatik, që pasurojnë identitetin urban të kryeqytetit;

Panele fotovoltaike, për prodhim energjie të pastër, kursim afatgjatë dhe respekt ndaj mjedisit.

Investimi në infrastrukturë moderne është investim në qytetarë, në cilësinë e shërbimit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit tonë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”