Ç’ka të re në Gjirokastër këtë fundjavë? RETRO N’SOKAK !

You are here

RETRO N’SOKAK ka kënaqësinë t’ju mirëpresë këtë fundjavë, 24-25 Tetor në qytetin e bukur të Gjirokastrës!

Përreth pazarit të Gjirokastrës, do të ekspozohen disa nga mjetet historike më të spikatura të koleksionit shqiptar bashkë me pjesëmarrjen e veçantë të Oldtimer Club Prizren. 
 
Artistë, balerinë dhe grupe të ftuarish specialë do të performojnë nën tingujt e muzikës së preferuar për RETRO, Jazz & Swing dhe folkut ballkanik për të  ngrohur rrugët e qytetit të gurtë.
 
Më tepër detaje mbi eventin në programin bashkëngjitur.  
 
Ky organizim u mundësua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – MIE, Albanian-American Development Foundation (AADF), TID Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër dhe do të kurohet artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
 
Ju mirëpresim për të gëzuar së bashku, me maska dhe duke respektuar distancat! 
Organizimi do të respektojë të gjitha distancat dhe protokollet higjieno-sanitare për mbrotjen nga COVID19. 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”