Praktika mësimore / profesionale

You are here

Praktika mësimore / profesionale në DPSHTRR

DPSHTRR ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Një mundësi e mirë për të rinjtë për t’u prezantuar me tregun e punës dhe përqasjen me fushën automotive, por edhe për t’u njohur nga afër me të rinj të motivuar e të talentuar si një motor të ri zhvillimi në sektorin publik!

 


Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për praktikant

  • Të kenë kryer ose janë duke kryer studimet e larta brenda ose jashtë vendit;
  • Të mos kenë kryer më parë praktikë mësimore pranë DPSHTRR.
  • Të angazhohen në respektimin e legjislacionit për etikën në Administratën Publike. 
  • Rregullave mbi konfidencialitetin ndaj informacionit të klasifikuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.


Kërkesa për kryerjen e praktikës

Praktikantët e interesuar duhet ta shoqërojnë kërkesën me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Letër interesi ku të përcaktohet fusha e kryerjes së praktikës dhe aftësitë individuale të praktikantit;
  • Curriculum Vitae me Fotografi;
  • Diplomë e shkollës së lartë;
  • Lista e notave (në rastin e kandidatit i cili vazhdon studimet e larta, lista e notave të të gjitha semestrave të përfunduar deri në momentin e aplikimit) e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë ku kandidati ka përfunduar studimet e larta ose është duke vazhduar këto studime;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;

APLIKO KËTU

Në përfundim të praktikës, praktikantët pasi plotësojnë të gjitha detyrimet pajisen me dëshminë për kryerjen e praktikës mësimore pranë DPSHTRR.