Ndryshimi i Pronësisë së Mjetit | Blerësi i Mjetit

You are here

Ndryshimi i Pronësisë së Mjetit | Blerësi i Mjetit

Merr përgjegjësinë për mjetin tënd në kohë!
Ke blerë një mjet të ri?
Mos harro: ke 30 ditë afat nga nënshkrimi i kontratës për t’u paraqitur pranë sporteleve të DPSHTRR dhe për të kryer ndryshimin e pronësisë së mjetit.
Është e rëndësishme të dish se:
Respektimi i këtij afati të ndihmon të shmangësh penalitete të panevojshme dhe të mbash dokumentacionin e mjetit tënd plotësisht në rregull.
Pas përfundimit të procedurës, të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe detyrimet për mjetin kalojnë te pronari i ri, duke liruar ish-pronarin nga çdo detyrim financiar apo administrativ.

Informohu më shumë:
https://www.dpshtrr.al/mjete/pronesia-shitblerja-e-mjetit