Mjetet e regjistruara për herë të parë në Shqipëri gjatë vitit 2020.

You are here

Viti 2020, ndonëse një vit i vështirë në kushtet e pandemisë COVID-19, me mbylljen e sporteleve, masave e kufizimeve, shënon REKORDE në volume shërbimesh, rendiment e të ardhura! 

Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave e burokracive por edhe një ekipi të mirëmotivuar, na japin krahë për të vijuar punën e për të arritur rezultate edhe në sfidat e reja të automotorizimit shqiptar në vitin 2021, siç janë kalimi i kontrollit teknik në administrimin e DPSHTRR dhe projekte të tjera historike si Automotoparku, e-Transporti, digjitalizimi! 

Gjatë dhjetorit 2020, numri i shërbimeve të ofruara në sportelet e DPSHTRR është rritur me +38% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës ku gjatë fundvitit që lamë pas, sportelet kanë shërbyer edhe gjatë ditëve të fundjavës dhe orareve shtesë deri në qytetarin e fundit. Ndërsa të ardhurat vjetore në vitin 2020 janë rritur me +24% krahasuar me vitin 2018, një rritje e ndjeshme duke konsideruar gjithashtu që shërbimi në sportel u pezullua përkohësisht për rreth 4 javë.

Një aspekt tjetër me rëndësi që trajtohet në raport është numri i lartë i shërbimeve risi, rreth +80 mijë të tilla në vitin 2020, si: ndryshimi i pronësisë së mjetit si OneStopShop në sportelet e DPSHTRR, targat me përzgjedhje dhe souvenir, si dhe certifikimet dhe miratimet për errësimin e xhamave të cilat kanë arkëtuar rreth 200 milionë lekë të reja.

Ky sukses na mundësoi një solidaritet që na bën të ndjehemi krenarë! DPSHTRR ka ndihmuar financiarisht me rreth 4 milionë euro, në vitin 2020, sektorin e transportit rrugor, mijëra individë e subjekte, si një nga sektorët më të goditur nga pandemia!

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë vitit që lamë pas, me përulësi kërkojmë ndjesë për ato pak raste kur nuk kemi shërbyer mirë ose kemi qenë në vështirësi si edhe për të gjitha sugjerimet e vlefshme të cilat i marrim në konsideratë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve të DPSHTRR!

#TransformimiDPSHTRR #MIE #Sukses #VëmendjaTeQytetarët #Raporti2020 #ShërbimeCilësore #RekordeHistorike #AutomotorizimiShqiptar #EkipKampion #MëLehtëMëShpejtMëLirë #EuropaKëtu


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”