Njoftim për subjektet e pajisura me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave.

You are here

NJOFTIM për subjektet e pajisura me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave!

Në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, DPSHTRR po verifikon dosjet e mjeteve që aktualisht janë të pajisura me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave. Rezulton se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

BRENDA 15 SHKURTIT 2021

Certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve!

https://www.dpshtrr.al/regjistrohu-si-subjekt-i-licencuar...

Mosrespektimi i këtij afati sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave.

Certifikata duhet të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti!

DPSHTRR rikujton se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task-Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale!

#DPSHTRR #MIE #ErrësimiIXhamave #TaskForca #DPT #DPD #DPPI